Sistemi SRRC (Sistemi i Raportimit të Rasteve me COVID-19)
Qasja në sistemin SRRC (kliko këtu)
Sistemi i Raportimit të Rasteve me COVID-19 (SRRC) është krijuar me qëllim të monitorimit të rasteve të konfirmuara dhe/ose të dyshuara me infeksionin COVID-19 në shkollat e Republikës se Kosovës. Përmes këtij sistemi shkollat e Republikës së Kosovës do të mbledhin të dhëna në baza ditore për numrin e nxënësve, mësimdhënësve dhe personelit tjetër në nivel shkolle të dyshuar ose të konfirmuar për infeksion me COVID-19. Këto të dhëna do të jenë të qasshme nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP) në Kosovë.